Pensionet e ish-ushtarakëve

11/01/2014 00:00

Rreth 1800 ish-ushtarakë apo ish-policë, të cilët kanë dalë në pension
të parakohshëm para vitit 2009, po përballen me ndryshim në  pagesën
mujore që përfitojnë.

Adriatik Pillati është një ish-polic, i cili ka dale ne pension te parakohshem ne vitin 2004, pasi kishte plotesuar vitet ne sherbim. Sot tregon se perveçse i eshte ulur masa e pensionit i duhet të shlyeje çdo muaj nje penalitet deri ne vitin 2022.

“Arrita deri në 240 mijë me rritjen e pensioneve, bënë një ulje para katër vjetësh, vajti sërish 180 mijë lekë të vjetra. Para një muaji thonë se mbi bazën e përllogaritjeve që janë bërë, pensioni nga 205 mijë lekë të vjetra më ka shkuar 140 mijë. Ajo që më shqetëson është penaliteti. Do të më mbajnë edhe nga 28 mijë lekë të tjera deri në vitin 2022. Nëse e kanë bërë gabim le të mbajnë përgjegjësi, nëse unë jam ndonjë falsifikator apo kam dalë jo në bazë të rregullave, atëherë përgjigjem unë përpara drejtësisë”, thotë Pillati.

Ne Institutin e Sigurimeve Shoqerore sqarojne se ne baze te ligjit 10 142, i qershorit 2009 dhe qe ka nisur te zbatohet ne vitin 2011  masat e pensionit te parakohshem per ish-ushtaraket, te perllogaritura më parë sipas pages se tyre bruto do te bëhet tashmë ne baze te pages neto.

“Rillogaritja është bërë edhe në rritje, por edhe në pakësim. Kjo do të thotë, me këtë dispozitë rillogaritja është bërë mbi pagën neto, me aq para që ushtaraku kur ka qenë në punë ka çuar në shtëpi. Në dispozitë është përcaktuar baza e uljes jo më shumë se 20 për qind. Ata kanë marrë një përfitim në një nivel më të lartë”, thotë Sabah Goci, nga Drejtoria e Përfitimeve në ISSH.

Vetem ne Tirane jane bere ndryshimet per masen e pensionit te 1800 ish-ushtarakeve, nderkohe qe procesi vazhdon ne rrethe.

Top Channel