Mbështetja e punësimit të të rinjve

10/01/2014 00:00

Pas një jave hapet në Tiranë Zyra e Punës në bashkëpunim me qeverine
gjermane një zyre që do ketë në fokus punësimin kryesisht të të rinjve.

Kjo u deklarua nga ministri Erjon Veliaj, pas një inspektimi në një nga impiantet që punëson një numër të madh personash në portin e Shëngjinit.

“Javën tjetër në Tiranë hapim Zyrën e parë të Punës, në bashkëpunim me Qeverinë gjermane, për të ofruar një standard të ri sesi shteti duhet të jetë ndërmjetësues midis punëdhënësve dhe punëmarrësve dhe bashkë me Inspektoriatin e punës do të kemi një fushatë inspektimesh në të gjithë Shqupërinë që të sigurohemi që punëtorëve shqiptarë u garantohet siguria në punë, shëndeti në punë, paga e rregullt, e drejta e tyre për t’u sindikalizuar dhe mbi të gjitha mbështetje për biznesin”, tha Veliaj.

Veliaj beri te ditur faktin se per te nxitur kryesisht punesimit e te rinjve, te vajzave e grave do hapet nje konkurs per kompanite qe duan te sigurojne mbeshtetjen e Qeverise per rritjen e punesimit.

“Në pranverë do të hapim një konkurs ku të gjithë bizneset do të duhet të ofrojnë sa vende pune do të hapin në kompensim të subvencionit që Qeveria do t’u japë për sigurimet shoqërore ose për pagesat e atyre që punësojnë të rinj. Fokusi këtë vit për fondin e punësimit do të jetë punësimi i të rinjve dhe kryesisht punësimi i vajzave dhe i grave”, tha Veliaj.

Veliaj njoftoi edhe nisjen e nje inspektimi kontrolli kunder punes ne te zeze. Nderkohe qe ne viziten e tij shoqerohej edhe nga Drejtori i Inspektoriatit te Punes.

Top Channel