Tjeter vatër ndotjeje në Elbasan

03/01/2014 00:00

Përroi i Manazderes në lindje të Elbasanit është një nga zonat më të ndotura në qytet.

Në të gjithë gjatesinë e tij përroi është i mbushur me mbeturina, duke u shndërruar në vatër të rrezikshme ndotjeje jo vetem gjate stines se nxehte, por edhe gjate dimrit.

Vetë banoret pranojne se problemi qendron tek mungesa e pergjegjesise nga ana e tyre pasi askush ne kete zone nuk i hedh mbeturinat ne vendet e grumbullimit. Sipas tyre zgjidhja ne kete rast do te ishte vendosja e gjobave per ata qe ndotin ambientin.

Perroi i Manazderes pershkon lagjen “5 Maji” nje nga me te medhate ne qytetin e Elbasanit. Shpesh here eshte ngritur shqetesimi per ndotjen e tij jo vetem nga mbeturinat, por edhe ujerat e zeza. Por me gjithe nderhyrjet per pastrimin e tij, serish nuk ka zgjidhje. Çdo dite prane ketij perroi rrezikohet shendeti i dhjetera femijeve te cilet luajne ketu prane.

Top Channel