Gjykata e Apelit zbuti masën e sigurisë për prokurorin e Pukës, Pëllumb Prenci, një ndër të arrestuarit në çështjen e denoncuar në “Fiks-Fare” mbi skandalin më të madh të denoncuar deri më tani në fushën e drejtësisë, për të cilin gjykata e Shkallës së Parë kishte dhënë masën arrest me burg.

Apeli dha sot masën arrest-shtëpie për prokurorin Prençi, ndërsa la në fuqi të njëjtën masë për dy avokatet Fran Dashi dhe Dëfrim Prençi.

Vendimi u dha nga relatorja e çështjes, Zina Sollaku.

Ndërkohë, të premten, gjykata e Shkallës së Dytë la në arrest me burg edhe ish-kancelaren e gjykatës së Pukës, Meliha Kuka, avokatin Feriz Xhurxhi dhe sekretaren gjyqësore  të gjykatës së Shkallës së Parë, Pukë,  Liljana Shkjau.

Top Channel