Sindikatat: Zbatoni Kodin e Punës

30/12/2013 00:00

Në këtë fundivit jane rreth 650 mesues, ne zonat rurale te vendit qe nuk
ju eshte rimbursuar kuota e transportit. Ne Federaten e sindiakatave te
pavaruara te Arsimit, mbi 1200 mesues kane deklaruar se u eshte mbajtur
gjysma e pages mujure, pasi iu eshte ulur norma javore e mesimdhenies.

“Janë 650 mësues në rang kombëtar, të cilët kanë denoncuar, që prej shtatorit të këtij viti dhe deri në këtë moment nuk u është rimbusuar kuota e transportit. Bëhet fjalë për mësues, të cilët e kanë qendrën e banimit larg qendrës së punës. Për disa mësues kjo kuotë arrin deri ne 8 mijë lekë të reja në muaj.Për të mbuluar orët e mësimit të këtyre mësuesve mbi organikë, mësuesve të organikës vazhdojnë t’i shkurtohen nga një deri në 5 orë në javë”, thotë Ana Xheka, presidente e FSPASESH.

Por, ndersa sindikalistet kerkojne qe 36 mijë mësues te marrin shperblimin e fundvitit, nje tjeter problem mbetet edhe menyra e shperndarjes se zerave ne buxhetin e arsimit.

“Buxheti i vitit të 2014 nuk përputhet me nevojat reale të sistemit arsimor. Përkundrazi, thellon ende më shumë, sidomos shkallën e lartë të pabarazisë, midis atyre shkollave që Ministria e Arsimit i ka vendosur si prioritete të mbulimit edhe të plotësimit të nevojave me tablete kompjuterikë dhe shkollave, që për shkak të kushteve tejet të vështira në të cilat zhvillohet mësimi, cënohet jo vetëm procesi i mësimdhënies, por edhe vetë shëndeti i nxënësve”, tha Xheka.

Sindikalistet kane kerkuar qe Ministria e Arsimit te zbatoje Kodin e Punes dhe kontraten qe mesuesit kane nenshkruar me te.

Top Channel