Grabitja e objekteve të kulturës

30/12/2013 00:00

Prej mese 23 vitesh, kur duhej të kishin më shumë vëmendje monumentet e kulturës u kthyen në burim grabitjesh e trafikimi, por jo vetëm, abuzuesit kanë vënë e vazhdojnë të vënë dorë çdo ditë edhe mbi zona të caktuara, ku mendojnë se mund të ketë objekte me vlera të veçanta arkeologjike e kulturore.

Ky eshte edhe rasti i fshatit Kabash jo larg Ersekes, ku jane kryer gerrmime te pautorizuara me qellim pervetesimin e paligjshem te objekteve ende te pazbuluara.

Ne fshatin e fshehur vetem 6 kilometra nga Erseka, pas nje rruge ku orientimi eshte shume i veshtire, prej ditesh flitet per disa gjetje te rendesishme arkeologjike.

Zyrtarisht nuk eshte thene asgje, por mes banoreve te te gjithe zones diskutohet per dergaten e disa të ashtuquajturve arkeologe qe po rremojne ne disa pjese te Kabashit.

Kryeplaku i fshatit tregon disa detaje per gerrmimet e kryera ne zonen e nje kishe te vjeter. Jo shume, por mjaftueshem per te krijuar nje ide te dy diteve pune në këtë vend.

Por, Instituti i Arkeologjise, i vetmi institucion qe duhet te jape edhe lejen perkatese nuk ka dhene asnje te tille per kete zone.

Sipas shkreses zyrtare, te dates 23 dhjetor leje eshte dhene vetem per zonen e Korces ne Vashtemi, ne Maliq, ne ishullin e Maligradit ne Prespe.

Ne zonen e Korces e Kolonjes ka vetem leje per vezhgim fortifikimesh. Por, ne Kabash nuk behet fjale per fortifikime e per me teper ne kete zone nuk jane kryer thjesht vezhgime, por edhe germime. E kjo mund te konstatohet lehtesisht nga kushdo.

Rrenojat e kishes se vjeter ndodhen maje nje kodre jo larg fshatit… banoret nen ze tregojne se njerezit e paraqitur si arkeologe pasi zbuluan muret, i mbuluan ato me pare me nje qese te trashe e me pas i hodhen persiper dhe qe punimet te mos dallohen shume duke e lene territorin gati per nje hapje te dyte.

Por, pertej kerkimeve te kryera ne kete vend, grupi ka vazhduar edhe diku me tej. Zenel Metko, burri me i vjeter i fshatit 79 vjec tregon sesi i ka shoqeruar ne hyrjen e nje shpelle te dikurshme sot te zene nga guret. Sipas tij, ata kane treguar se do te kthehen perseri per te kryer germimet e punimet e nevojshme.

Zeneli pohon se Kabashi sot mysliman, dikur ka qene i krishtere e kjo justifikon sipas tij edhe prezencen e kishave te vjetra jo vetem ne kete fshat, por edhe ne zonen perreth.

Sipas tij, arkeologet e ardhur mbeshteteshin ne pohime e skica te vjetra te nje historiani francez, veç kaq ka mundur ai te kuptoje.Asgje tjeter me shume.

Per t’u bindur, pas fjaleve te banoreve drejtohemi ne shtepine e njerit prej tyre , i cili siç tregojne ka gjetur ne zonen e kishes mjaft sende te vjetra, poce, byzylyke e gjetje te tjera arkeologjike.

Nga burri mundemi te shkepusim disa fjale me premtimin se nuk do te tregojme identitetin e tij.

Detaje te tjera mundemi te marrim nga njeri prej punëtoreve qe ka punuar ne kete vend.

Nuk eshte e lehtë per ta te flasin para kamerave teksa i kerkojme te na shoqeroje edhe nje here ne vendgerrmim nga ku kane kaluar njerezit hije.

Ai tregon se ne kete territor ka edhe varre te vjetra pasi gjate punimeve kane dale ne siperfaqe edhe kocka, por edhe pjese qeramikash te ndryshme. Cdo filmim detyrohemi ta bejme ne menyre te fshehte.

Ai tregon se gjate dy diteve ketu kane punuar mbi 10 punëtore, te cilet kane marre nje pagese prej 1 mije lekesh per dite pune.

Nuk pranon te thote me shume, frika mbyt cdo pohim te tijin. e kote te kuptonim dicka te sakte sa i takon emrave, apo numrit te vertete te njerezve te ardhur….pohimet shpesh jane kontradiktore.

Banoret theksojne se kerkuesit e ardhur nga kryeqyteti paraqiteshin si te mbeshtetur nga qeveria dhe strukturat perkatese, te derguar prej tyre…. Sigurisht nuk jane ata qe do te mund te verifikonin gjithcka…

Historia e fshatit Kabash eshte nje histori qe sot e has ne shume zona te vendit, nje histori abuzimesh me objektet arkeologjike e kulturore qe vazhdon e vazhdon si nje zinxhir i pafundem qe merr pjese te identitetit kombetar. i takon organeve perkatese te zbardhin kete rast.  

E sigurte eshte se ne Kabash jane kryer gerrmime nese keto jane te jashteligjshme le ta hetojne dhe vendosin keto organe.

Edhe me i sigurt eshte fakti se zona te tilla duhet te mbrohen, te monitorohen e jo te lihen ne meshire te fatit sikurse duhet qe edhe ata qe shkelin ligjin kushdoqofshin te shkojne perpara drejtesise.

Top Channel