Arratisja e Drenovës, në pranga bashkëpunëtori

29/12/2013 11:30

Policia e Shtetit arrestoi mëngjesin e së dielës Bledian Dedën, i akuzuar si bashkëpunëtor në arrestisjen e shtatë të burgosurve nga burgu i sigurisë së lartë të Drenovës, në muajin Nëntor.

26-vjeçari dyshohet se mbante lidhje me të burgosurit dhe u ofroi atyre ndihmë logjistike në mbrëmjen e arratisjes.

Shtetasi Deda është një banor në Kodër Kamëz, në Rrethin e Tiranës.

Gjykata e Korçës caktoi për të pandehurin masën e sigurisë me burg, në pritje të seancës së parë të gjykimit.

E njëjta gjykatë është duke ndjekur edhe disa prej gardianëve, masa e përfshirjes të së cilëve është nën hetim.

Të arratisurit u kapën brenda javës së largimit të tyre, katër prej tyre në Shqipëri dhe tre pasi kishin kaluar kufirin grek.

Top Channel