Sekuestrohet dokumentacioni në Bashkinë e Kamzës

27/12/2013 00:00

Njësia Task Force pranë Prokurorisë se kryeqytetit ka dërguar sërish
pjesëtare të grupit të hetimit në Bashkinë e Kamzës në funksion të
hetimeve të nisura ndaj kryetarit te kesaj bashkie Xhelal Mziu, si edhe
drejtorit juridik i cili eshte ende ne kerkim nga policia.

Një burim i tha Top Channel se oficeri i policise gjyqesore Elidon Hysenaj ka perfunduar kete te premte sekuestrimin e gjithe dokumentacionit ne bashkine e Kamzes, te cilat do te keqyren me tej nga grupi i hetimit per te kuptuar me mire se cfare ka ndodhur jo vetem ne vetem ne tenderimin per ndertimin e rruges Laknas-Valias, por akoma me shume edhe per nje tjeter episod qe ka lidhje me vendosjen e taksave nga Bashkia.

Per kete te fundit rezulton thone burimet e njesise task force se ka dhjetra vendime gjyqesore, te cilat i konsiderojne te paligjshme taksat e vendosura nga bashkia ndaj disa subjekteve tregetare, por megjithese ka vendime nga drejtesia, bashkia ka vijuar me te njejten praktike.

Aktualisht kryebashkiaku Mziu eshte nen hetim nga njesia task force edhe per nje tjeter akuze, ate te shperdorimit te detyres, qe ka lidhje me episodin e nje incidenti te ndodhur kohe me pare ne fushen e sportit ne Bashkine Kamez.

Top Channel