Këshilli i kthen buxhetin Bashës

27/12/2013 00:00

Këshilli Bashkiak ka kthyer mbrapsht dhe nuk e ka votuar projektbuxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2014.

Këshilltarët e mazhorancës e kanë konsideruar jo transparent projektbuxhetin e paraqitur, ndaj kanë kërkuar të shtyhet votimi i tij në ditët e para të Janarit, pasi të jetë konsultuar më parë edhe me qytetarët e Tiranës.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak është larguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, çfarë shkaktoi debate të ashpra nga këshilltarët e majtë.

Këshilltarët e majtë kanë reaguar që në fillimin e kësaj mbledhjeje, për shkak se në vendin e kryetarit të Bashkisë është ulur nënkryetari i saj, Enno Bozdo, për të bërë prezantimin e projekteve.

Kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, ka kërkuar praninë e kryetarit Lulzim Basha, duke mos e justifikuar mungesën e tij në këtë mbledhje të rëndësishme të Këshillit Bashkiak, që lidhet me interesa të qytetarëve të Tiranës, sipas tij.

Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2014 është parashikuar 8 miliardë e 645 milionë lek, ku ndër projektet më të rëndësishme janë bulevardi i ri, trami, terminali multi-modal, rehabilitimi i lumit të Tiranës, e të tjera.

Debate në Këshill, Dalipi akuzon Bashën

Ka nisur me debate te ashpra mbledhja e Keshillit Bashkiak e planifikuar
per te diskutuar dhe miratuar projektbuxhetin e Bashkise se Tiranes per
vitin 2014.

Keshilltarët kanë reaguar kur në vendin e kryetarit të Bashkisë është ulur nenkryetari i saj Enno Bozdo per te bere prezantimin e projekteve qe do te realizohen per qytetaret e Tiranes. Kryetari Lulzim Basha mungonte pasi kishte planifikuar nje konference per median nga selia e Partise Demokratike.

Kryetari i Keshillit Bashkiak Aldrin Dalipi ka kerkuar pranine e kryetarit Lulzim Basha duke mos e justifikuar mungesen e tij  ne kete mbledhje te rendesishme te Keshillit Bashkiak, qe lidhet me interesa te qytetareve te Tiranes, sipas tij. Buxheti i Bashkise Tiranes per vitin 2014 eshte parashikuar 8 miliarde 645 milione leke, ku nder projektet me te rendesihme jane bulevardi i ri, trami, terminali multimodal, rehabilitimi i lumit te Tiranes e te tjera. Ne fillim te mbledhjes se Keshilit Bashkiak, keshilltari i Partise Demokratike Agim Kraja  i eshte shtuar numrit te keshilltarëve te LSI ne Keshill Bashkiak, duke bere qe mazhoranca ne keshill bashkiak te numerojë 33 anetare kundrejt 22 te opozites.

Top Channel