Në 31 dhjetor pezullohet aplikimi për dokumente identifikimi

26/12/2013 00:00

Ministria e Punëve të Brendshme njofton gjithë shtetasit e interesuar
për t’u pajisur me letërnjoftim apo pasaportë biometrike, se përgjatë
datës 31 dhjetor 2013, të martën, Zyrat e Aplikimit pranë Njësive të
Pushtetit Vendor për dokumenta identiteti, nuk do të mund të presin
aplikime të reja.

Gjithashtu, në 31 dhjetor 2013,nuk do të kryhet as shpërndarja e dokumentave të identitetit të prodhuara deri atë ditë, pranë Komisariateve të Policisë.

Shkak për këtë pezullim të përkohshëm, është procesi vjetor i mirëmbajtjes dhe inventarizimit të sistemit, nga kompania Aleat sh.p.k, që prodhon dokumentat identifikues.

Ky proces inventarizimi dhe mirëmbajtjeje zgjat për 24 orë, ndërsa në vazhdim do të vijojë normalisht procesi i pajisjes së shtetasve me dokumenta. Kjo praktikë e mbylljes për një ditëtë shërbimit për qytetarët është e përvitshme, duke i dhënë mundësi kompanisë Aleat sh.p.k të kryejë inventarizimin e sistemit.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile bën të ditur se janë nxjerrë jashtë përdorimit perms asgjësimit, të gjitha dokumentat e identifikimit (letërnjoftime dhe pasaporta biometrike), të prodhuara në vitin 2011, por të patërhequranga shtetasit shqiptarë, pranë komisariateve të Policisë. Kështu janë nxjerrë jashtë përdorimit në total 18,682 letërnjoftime dhe 695 pasaporta biometrike.

Top Channel