Këshilli ekzekutiv i Konferencës Gjyqësore Kombëtare ka shpërndarë një deklaratë për mediat në përfundim të një mbledhjeje mes 15 anëtarëve të zgjedhur nga gjithë komuniteti i gjyqtarëve.

Këshilli ekzekutiv shprehet se ka ndjekur dhe analizuar me vëmendje të veçantë zhvillimet e fundit  dhe diskutimet publike për gjyqësorin dhe shpreh angazhimin e tij dhe të gjithë gjyqtarëve në përmbushje të detyrimeve për reformë. Gjyqtarët thuhet në deklaratë janë të ndërgjegjshëm për problemet që ekzistojnë dhe janë të gatshëm të kontribuojnë maksimalisht në luftën kundër fenomeneve negative që ulin besimin e publikut dhe cënojnë parimet themelore të organizimit dhe funksionimit të shtetit.

Këshilli dënon me forcë rastet korruptive që kompromentojnë integritetin e gjyqësorit dhe misionin e dhënies së drejtësisë. Me tej, thuhet ne deklarate, Këshilli inkurajon median dhe shoqërinë civile dhe tërë mekanizmat e zbatimit të ligjit të kontribuojnë në luftën kundër fenomenit të korrupsionit.

Top Channel