Gjirokastër, dhurata fëmijëve autik

26/12/2013 00:00

39 fëmijë të qendrës së Autizmit në Gjirokastër kanë festuar dhe marrë
dhurata në një aktivitetet të organizuar për ta në parg të fundvitit.
Organizimi i ishte përshtatur nevojave të fëmijëve me aftësi të veçanta.

Kreu i Këshillit të Qarkut të Gjrokastrës  një prej mbështetësve të aktivitetit tha mes të tjerash se përkujdesja për fëmijët që trajtohen në institucione të vecanta duhet të obligojë ndërgjegjien e të gjithëve.

Ndërsa drejtoresha e Njësisë së trajtimit të Fëmijëve me Autizëm tha se në këtë ditë të vecantë i gjithë stafi  prej 13 vetësh ndihet i lumtur prej mirënjohjes së prindërve dhe inkurajon edhe familje të tjera të cilat e mbajnë të fshehur autizmin prej frikës së mentalitetit që ta trajtojnë atë.

Fëmijët që trajtohen në këtë qendrër të licensuar dhe mbështetur prej Ministrisë së Cështjeve Sociale prej 2 vitesh kanë njohur përparime të ndjeshme falë punës së një stafi  logoterapistësh dhe psikologësh profesionistë.

Top Channel