Aplikimi i dënimeve alternative

26/12/2013 00:00

Rritja e numrit të krimeve me autorë të rinjtë detyron Qeverinë
shqiptare të rishikojë legjislacionin për mënyrën e vuajtjes së denimit.
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, shpjegoi politikat e reja të dënimit
të cilat do të zbatohen duke filluar nga janari 2014.

“Do të kërkojmë një ashpërsim për veprat penale që parashikojnë dënime të rënda dhe sigurisht që do të kërkojmë dënime të tjera alternative të parashikuara në Kodin Penal. Ne duam dhe do t’i kërkojmë nesër prokurorisë që të aplikojë nenin 58, gjysmë lirie, nenin 59 pezullim i ekzekutimit të vendimeve me burgim dhe vënien në provë, nenin 59.a, qëndrim në shtëpi, nenin 60, detyrimin e të dënuarit në vënien në provë, nenin 60.a, detyrimet për të hequr dorë nga përdorimi i alkoolit ose drogës, neni 61, detyrimet e të dënuarit gjatë kohës së provës, neni 62, shkelja e kushteve të detyrimeve gjatë kohës së provës, neni 63, pezullimi i ekzekutimit të vendimeve me burgim dhe detyrim për kryerjen e një pune me interes publik, neni 64, lirimi me kusht, neni 65 dhe 65.a periudha e sigurisë, etj”, tha Naço.

Sipas ministrit Naço, Shërbimi i Provës do të shtrihet në të gjitha rrethet e Shqipërisë me qëllim shtimin e aplikimit te dënimeve alternative. Naço gjithashtu foli edhe për kategorinë e të burgosurve që fitojnë nga amnistia.

“Përfitojnë nga dhënia e aministisë për të dënuarit deri në tre vjet burg, përvec atyre rasteve kur ligji neni 4 parashikon kufizime të veçanta, përfitojnë gra në moshën 55 vjec, sigurisht ato në raste të veçanta janë të ndaluara nga neni 4 i ligjit dhe për burrat mbi 60 vjeç. Sigurisht dhe ajo që është kryesore në hartimin e kësaj amnistie është për të dënuarit e mitur që janë deri në 18 vjeç”, tha Naço.

Top Channel