Vlorë, sekuestrohen 2 ton drogë

25/12/2013 00:00

Një operacion policor është organizuar nga Policia Kufitare e Vlorës. Në këtë operacion janë sekuestruar 2 ton lëndë narkotike kanabis sativa e cila po transportohej me dy furgona.

Aksioni policor u krye në afërsi të Hidrovorit, në fshatin Akerni. Droga e sekuestruar po transportohej me një furgon tip Benz me targë AA607 DF dhe me një furgon me targa të Fierit.

Operacioni u krye nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe gjatë krehjes së zonës që bëri policia në zonën e Orikumit u gjet një gomone e braktisur me 2 motorrë.

Mendohet se gomonia do të përdorej për transportin e drogës jashtë kufijve të vendit. Deri tani uniformat blu kanë shoqëruar në polici 3 persona, dy burra dhe një grua, si dhe kanë nisur hetimet për persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar droge.

Top Channel