Tiranë, shoqërohet prefekti i Vlorës

25/12/2013 00:00

Policia e Tiranës ka shoqëruar paraditen e së mërkurës në ambjentet e komisariatit numër 1 të kryeqytetit prefektin e Vlorës, Besnik Dervishi.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore, sipas të cilave shoqërimi është bërë pasi zoti Dervishi ka kundërshtuar efektivin e policisë rrugore.

Sipas burimeve, prefekti i qytetit bregdetar ka refuzuar të lëvizë makinën e parkuar gabim kur i është kërkuar nga agjenti i policisë dhe për rrjedhojë ka përfunduar në pranga.

Top Channel