Digjet makina në tunelin e Krrabës

25/12/2013 00:00

Një makinë u përfshi nga flaket pasditen e së mërkurës në tunelin e Qafë Krrabës.

Policia e Elbasanit bën të ditur se mjeti ka qenë në levizje brenda në tunel, kur është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht, dy personat që udhëtonin në mjetin me targa KR 5884 kanë mundur të dalin në kohe pa u lënduar.

Siç sqaron policia, ngjarja ka qenë aksidentale.

Flaket janë lokalizuar fillimisht në motorin e mjetit tip “Peugeot”. Menjëherë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet zjarrëfikëse dhe policia, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Djegia e makinës brenda në tunel ka bllokuar për disa minuta qarkullimin në aksin Elbasan-Tiranë.

Policia, ndërkohë ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Top Channel