Tiranë, aksident i rëndë, një i vdekur

20/12/2013 00:00

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të ditës së premte në Tiranë.

Dy automjete, njëri me targa TR 0907 J dhe tjetri me targa të huaja, janë përplasur rreth orës 04:00 në Rrugën e Durrësit në afërsi të Ministrisë së Arsimit. Si pasojë e përplasjes një person ka gjetur vdekjen ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

I plagosuri është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Për momentin identitetet e personave të përfshirë në aksident nuk bëhen të ditur. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonin dy automjetet, duke përfituar nga mungesa e trafikut në këtë orë në rrugë.

Top Channel