Arsimi, dështim i altertekstit

20/12/2013 00:00

Autorët e tekseve shkollore kanë pohuar qartë se sistemi i Alterteksit
ka dështuar, pasi ka funksionuar në bazë të interesave dhe lidhje
politike gjatë këtyre viteve dhe jo mbi bazën e cilësisë, duke bërë
eksperimente me nxënësit.

Ne nje tryeze te mbledhur nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla eshte pohuar se shkollat kane zgjedhur jo pak here tekstin me te keq.

“Procesi i përzgjedhjes, jo gjithmonë ka qenë me kah cilësinë dhe mendim profesionist, por shpeshherë ka zgjedhur drejtori i Drejtorisë Arsimore, këshilltari apo ndonjë përfaqësues i Ministrisë së Arsimit”, tha Nikolla.

“Tekstet tona nuk u eksperimentuan asnjëherë.Duhet të behët verifikimi, se cili ka qenë teksti që ka fituar me më shumë pikë dhe ai tekst duhet të jetë teksti bazë në shkollë”, tha Shezai Rrokaj, autor tekstesh.

“Kurrikula ka nevojë të përmirësohet, kornizat kurrikulare kanë nevojë të përmirësohen, Ato nuk mund të bëhen nga një dhe dy vetë, por duhet të bëhen nga një grup autorësh, të cilët mblidhen, punojnë së bashku, e shohin programin që prej klasës së parë deri në vitin e 12-të të gjimnazit. Ndodh që shpesh që ndihemi një tekst i një viti është gati i njëjtë me tekstin paraardhës dhe kjo nuk është diçka normale”, tha Et’hem Ruka, autor tekstesh.

“Nëse nuk kemi mundësi të bëjmë disa tekste shumë të mirë, të mbledhim më të mirët dhe ta bëjnë një tekst shumë të mirë, të shkruar dhe të realizuar mirë, të shkruar shqip dhe shqiptarisht”, thotë Gjovalin Shkurtaj, autor tekstesh.

“Nuk duhet të na hajë shumë meraku se çfarë do të bëjnë shtëpitë botuese, të cilat shpesh për lidhjet që kanë me politikën bëjnë një lidhje të shkurtër dhe e kemi parë në shumë raste. Ne do të na shqetësojë niveli i tekstit dhe jo puna për shtëpitë botuese”, tha Paskal Milo.

Plot 315 milionë leke, Ministria e Arsimit i shpenzon çdo vit per kompensimin e tekseve per arsimin parauniversitar dhe per shtresat ne nevoje. Ministria e Arsimit do ta ndryshoje kete skeme duke e nisur se pari me ndryshimin dhe permiresimin e kurrikulave.

Top Channel