Aktiviteti bamirës i gjimnazistëve

19/12/2013 00:00

Ata kanë menduar që festat e fundvitit të mos mungojnë as në disa familje të varfra në qytetin e Kamzës.

Nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” kanë mbledhur ndihma në veshje, ushqime dhe para për të ndihmuar familjet në nevojë.

Nxënësit nismëtar, Renalda Ndreu dhe Flavio Karaj mblodhën nëpër të gjitha klasat ushqimet dhe lodrat e sjella nga gjimnazistët.

Ndërkohë, për tre ditë me radhë në oborrin e shkollës u shitën ushqime të sjella nga nxënësit ku u grumbullua një sasi parash.

Ndërsa festat po afrojnë nxënësit filluan edhe shpërndarjen e dhuratave. Varfëria është prezente kudo në këto familje, por buzëqeshja iu kthye sadopak kur panë këta të rinj që po mendoni për t’ua bërë festat më të bukura.

Gjimnazistë ndaluan edhe në një familje të komunitetit rom, në një ambient që vetëm shtëpi s’mund të jetë.

Nisma e gjimnazistëve tregon se ky brez i ri duket se solidarizohet me problemet e shoqërisë.

Top Channel