“Act Now” për biznesin social

19/12/2013 00:00

Ambasada amerikane i ka dhënë çmimin kampion të nismës ‘Act Now’ për
këtë vit organizatës joqeveritare “Te ndryshem dhe te barabarte”, e cila
ka hapur ne Tirane nje biznes social qe servir ushqime te shpejta
amerikane apo siç njihen ndryshe ‘fast food’.

Të ardhurat qe fitohen nga ky biznes shkojne ne ndime te grave dhe femijeve te abuzuar.

“Ne jo vetëm që do të nderojmë ‘Të ndryshëm dhe të barabartë’, por do të nderojmë mbështetjen e tyre ndaj fëmijëve të abuzuar dhe vlerësojmë frymën e tyre sipërmarrëse dhe motivimin e tyre. Duhet t’i falenderojmë ata që veprimet e guximshme dhe krijuese kanë ndërmarrë biznes social, që do të mbështesë përpjekjet e tyre në vitet e ardhshme. Kjo organizatë është me të vërtetë e ndryshme nga të tjerët. Në vend që të bëjnë atë që shumë organizata dhe njerëz të ndryshëm bëjnë, që do të thotë të presin fonde prej të tjerëve, ata panë për mënyra se si mund të mbështesin veten dhe personat e tjera, të cilët u shërbenin dhe duke dashur të citoj një proverbë të famshme në anglisht, ata mësuan si të peshkonin, në vend që të kërkonin një vakt ushqimi çdo ditë”, tha ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu.

Perfaqesues te organizates te ndryshëm dhe te barabarte u bejen thirrje qeytaterev te Tiranes, qe nepermjet blerjeve ne këtë biznes te kontribuojnë për grate dhe femijet e abuzuar.

“Biznesi social është një hapësirë ku ndërgjegjja e gjithësecilit prej nesh, për të kontribuar sadopak në ndihmë të grupeve, qofshin këto gra apo fëmijë, apo grupe të tjera, të cilët ndjehen në nevojë apo në vështirësi nëpërmjet shërbimeve që ata mund të ofrojnë, nëpërmjet blerjeve që ata mund të kryejnë në bizneset e tilla sociale”, tha Geron Kamberi, kryetar i Bordit, “Të ndryshëm dhe të barabartë”.

Ne kuader te  diteve te luftes kunder dhunes ndaj grave ambasadori amerikan ka vleresuar si teper te rendesishme  nisma te tilla te cilat duhen zgjeruar per t’i ardhur ne ndihme grupeve ne nevoje.

Top Channel