Merkel: Shqipëria të zgjerojë reformat

18/12/2013 00:00

Zgjerimi i BE-së ka qenë në fokus të fjalimit të parë pas rizgjedhjes të kancelares gjermane Angela Merkel, e cila shprehu rezerva lidhur me procesin e hapjes
së negociatave të anëtarësimit mes Unionit dhe Shqipërisë.

“Shqipëria ende nuk mund të shpresojë për bisedimet e anëtarësimit. Fillimisht duhet të vendosen ligje të mëtejshme për reformat”, tha Merkel.

Nga Berlini, shefja e kristian/demokratëve gjermanë bëri me dije se samiti i BE-së të enjten dhe të premten do ta shqyrtojë këtë çështje.

Merkel theksoi gjithashtu se Gjermania dhe BE-ja do të vazhdojnë ta mbështesin Shqipërinë për të marrë zyrtarisht statusin e vendit kandidat dhe të ndihmojmë qeverinë e vendit për të luftuar krimin e organizuar.

Nga ana tjetër Merkel, ashtu si edhe Komisioni i BE-së më parë, vlerësoi përparimet e dukshme të Serbisë në procesin e afrimit me standardet e BE-së. “Eshtë e rëndësishme që në janar të mund të zhvillohet një konferencë e parë me Serbinë për bisedimet e antarësimit”, tha Merkel.

Ajo shtoi se, me një hap të tillë do të vlerësohen reformat në ish-republikën jugosllave, si dhe përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën, por procesi i anëtarësimit në vetvete do të kërkojë vite.

Top Channel