Kapet traktori kontrabandë

17/12/2013 00:00

Dy persona janë arrestuar për kontrabandë mallrash, ndërsa dogana ka bllokuar dy kamione të ngarkuar me pemë dekorative importi.

Nga kontrollet e ushtruara ka rezultuar se brenda kamionave të mbushur me pemë të ndryshme dekorative ndodheshin edhe një traktor, aksesorë për traktorë, si dhe një motor i padeklaruar në dokumentacionin që shoqëronte mallin.

Prokuroria e Durrësit mësohet se ka lëshuar urdhrat e arrestit për drejtuesit e kamionave të cilët kanë qenë dhe deklarues të mallit.

Top Channel