Grabitje me dhunë në Bulqizë

17/12/2013 00:00

Një familje në qytetin e Bulqizës është sulmuar në orët e para të mëngjesit të djeshem nga grabitës të armatosur.

Dy persona me armë dhe me maska hynë me forcë në banesën e shtetasit Gëzim Xheka. Në banesë ndodhej vetëm bashkëshortja e tij me dy fëmijët.

Gjatë kontrollit nëpër shtëpi ata janë përplasur me të zonjën e shtëpisë të cilën e kanë goditur me mjete të forta. Më pas kanë dhunuar edhe djalin e saj, 13 vjeç.

“Ato u futën brenda dhe nuk pamë asgjë. Ishin me maska dhe doreza. Shkuan më parë tek mami, kur u ngrita më goditën me levë më pas erdhi policia”, rrëfen 13-vjeçari.

Të alarmuar nga britmat, ka mbërritur edhe policia e cila nisi menjëherë hetimet. Deri më tani janë shoqëruar 17 persona, kryesisht me precedentë për vjedhje me dhunë.

Top Channel