Ndryshim sistemit arsimor bazë

16/12/2013 00:00

Kurrikula e sistemit arsimor nëntevjeçar do t’i pësojë ndryshime të
medha, në mënyrë që të ulet mbingarkesa, të mos ketë përsëritje dhe të
jetë më afër nxënësit.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha se ekspertet do të rishikojnë jo vetëm kurrikulën, por edhe vete sistemin.

“Eshtë një reformë që mëton që të prekë që në parashkollor për të përsosur të gjithë sistemin arsimor parauniversitar dhe për të vijuar me arsimin e lartë”, tha Nikolla.

Drejtori i IZHA-s, Gert Janaqi tha se ndryshimet ne kurrikul do te behen qe nxenesit te kete me shume lehtesira, kryesisht ne lëndët e shkencave ekzakte.

“Ndryshon tërësisht paketa kurrikulare. Do të thotë koncepti i të nxënit gjatë gjithë jetës referohet në programet e arsimit bazë. Do të ketë më pas një diskutim të gjerë se si do të aplikohet kjo edhe me trajnimin e mësuesve, për të krijuar ide dhe sfida të reja për të gjithë programet mësimore. Po marrim rastin e matematikës, nëqoftëse sot matematika konceptohet në aplikacione me numra, numra sigurisht që nuk do të ndryshojnë, por do të ndryshohet mënyra se si zgjidhet problemi. Në bazë të situatave, imagjinatës, pra ndryshojnë të gjithë mënyrat e të menduarit të fëmijëve”, tha Janaqi.

Keshilltarja e ministrit te Arsimit ne Kosove, Drita Kadriu, tha se procesi i unifikimit te teksteve eshte i rendesishem per te dy vendet.

“Të dy vendet, si Prishtina ashtu edhe Tirana kanë nevojë që në nivel ekspertësh t’i këmbejnë përvojat e tyre praktike dhe shkencore, në mënyrë që dokumentet, të cilat do të dalin të jenë të zbatueshme”, tha Kadriu.

Edhe sistemi i Alterteksit, mjaft i debatuar nga prinder dhe ekperte per cilesine e teksteve pritet te ndryshoje.

Top Channel