Statusi, lob pro shqiptar në BE

14/12/2013 00:00

Ndërsa Hollanda është në kërkim të aleatëve për t’i thënë jo statusit të
vendit kandidat për Shqipërinë, tetë shtete anëtare bëhen bashkë në
apelin për votën ‘pro’.

Ministrat e Jashtem te Austrise, Bullgarise, Kroacise, Estonise, Hungarise, Irlandes, Italise dhe Sllovenise, i jane drejtuar permes nje letre ministrit te Jashtem te Lituanise, vendi i te cilit mban presidencen e radhes se BE-se dhe Shefes per Politike te Jashtme te BE, Kethrin Ashton.

Ne kete leter, tete shefat e diplomacise se vendeve anetare te BE-se, shprehen se japin mbeshtetjen e plote per nje vendim pozitiv per t’i dhene Shqiperise statusin e vendit kandidat, ashtu siç Komisioni rekomandon. Ata argumentojne ne letren derguar perfaqesues se Larte te BE-se dhe kryesuesit te Keshillit Europian, se Shqiperia ka permbushur kushtet qe iu percaktuan nje vit me pare, duke miratuar me shumice te gjere votash ne Kuvend tre ligjet e mbetura, ai per Gjykaten Administrative, administraten publike dhe reformen parlamentare.

Paralelisht shprehen ata, zgjedhjet si nje tjeter kusht u mbajten ne perputhje dhe respekt te lirive themelore, sipas raporteve te OSBE-ODHIR. Me tej, ata rendisin si arritje te vendit, permiresimet e bera ne drejtim te luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit dhe fillimin e bashkepunimit mes organeve ligjzbatuese.

“Përveç kësaj, Qeveria e re në Shqipëri ka marre një angazhim të fortë për të luftuar korrupsionin dhe dhe e ka vendosur kete nder krye te prioriteve ne perputhje me programin e saj. Prej dy muajesh Qeveria shqiptare ka bere nje progres te rendesishem, veçanerisht ne angazhimin e saj te shprehur per nje dialog kontruktiv dhe te qendrueshem me opoziten, qe eshte jetike per procesin e reformave”, thuhet në letër.
 
Ne letren e tete ministrave te Jashtem renditet edhe nje tjeter element i cilesuar prej tyre i rendesishem, Rezoluta e miratuar me unanimitet ne Kuvendin e Shqipërisë ne 27 nëntor 2013, qe sipas tyre rikonfirmon se procesi i integrimit në BE mbetet ne krye te axhendes kombetare te Shqiperise.

“Per keto arsye ne besojme fuqimisht se Shqiperia ka permbushut plotesisht kushtet e vendosura ne BE. Keshilli duhet t’i jape Shqiperise statusin e vendit kandidat”, thuhet më tej.
 
Nje vote pro e keshillit per Shqiperine thuhet ne leter, jo vetem do te inkurajonte Shqiperine per te vijuar permbushjen e reformave, por do t’ju dergonte mesazh edhe vendeve te tjera kandidate potenciale se puna e forte ne drejtim te arritjes se standardeve shperblehet, duke e lidhur kete me vete besueshmerine te BE.

“Nje vote pro e Keshillit do te provonte edhe njehere se  zgjerimi i BE ka nje fuqi transformuesve dhe efekte qendrueshmerie, ne te mire te te gjithe qytetareve te BE-së”, shkruhet në letër.

Top Channel