Shtohen rastet e denoncimit të dhunës në familje

11/12/2013 00:00

Në Durrës janë rritur ndjeshëm rastet e denoncuara të dhunes ndaj gruas në krahasim me një vit më parë.

396 është numri i rasteve të dhunës të evidentuar gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti nga denoncimet e bëra pranë policisë së qarkut Durrës, ndërsa prokuroria e rrethit gjyqesor ka nisur procedimin penal vetem per 39 prej tyre.

Vetem ne 3 raste, i dhunuari eshte bashkeshorti dhe dhunuesja gruaja. Shifrat u bene publike gjae nje takimi te organizuar me aktore lokale ne kuader te Dites se te Drejtave te Njeriut dhe fushates 16 ditore te luftes kunder dhunes ndaj gruas ne Durres.

Domosdoshmeria per nje ndihme ligjore ndaj viktimave te dhunes dhe e nje streheze te perkohshme ku viktimat, gra dhe femije te mund te strehohen u ngriten si shqetesim nga organizatoret, nderkohe qe dukuria sa primitive, aq edhe aktuale zgjeron rrethin e viktimave dhe kerkon angazhimin e te gjithe aktoreve te shoqerise. Ne kete dite u organizua dhe nje panair qe nderthuri dhenien e mesazheve permes artit, punimet me dore te grave te periferise, si dhe ofrimin e vendeve te lira te punes nga agjencite e punes dhe bizneset.

Top Channel