Më të varfërit e Kukësit në protestë

11/12/2013 00:00

Banorët e fshatit Cërnalevë të Komunës Shishtavec në Kukës kanë
protestuar, duke pretenduar se kompania, e cila ka ndërtuar një
hidrocentral në këtë zonë, ka shkaktuar dëme të mëdha në shfrytëzimin e
rezervave ujore.

Banorët shprehen se hidocentrali u ka marrë burimin kryesor të ujit që shërbente për funksionimin e të vetmit mulli të fshatit, pasi prej shekujsh atë e kanë burimin e vetëm të jetesës në zonën e thellë malore me mbi 80 familje. Ne mungese te tij, ata udhetojne deri ne Kukes me kuaj per te bluar misrin qe e kane ushqim baze gjate muajve te dimrit.

Banoret e ketij fshati kërcënojnë me ndërprerjen e punës në hidrocentral pasi jeta e tyre dhe fëmijëve rrezikohet nga uria.

Vite më parë ndërtimi i hidrocentralit shkaktoi konflikte mes banorëve të fshatit dhe firmës ndërtuese, për shkak të pretendimeve për pronësinë mbi tokën.

Konfliktet kanë qenë serioze dhe degjeneruan në dhunë duke përleshur me policinë për faktin se ata nuk lejuan që ndërtuesit të vijnë dhe të shkatërrojnë pyjet dhe tokat e fshatit, pa paguar më parë dëmet që shkaton një punë e tillë. Cërnaleva është fshati më i varfër në rrethin e Kukësit, pa rruge e sherbim shendetesor, dhe bujqesia primitive eshte burimi i vetem i jeteses.

Top Channel