Fier, vritet barbarisht 51-vjeçari

11/12/2013 00:00

Një 51-vjeçar është gjetur i vrarë në qendër të qytetit të Fierit. Trupi i pajetë i Petrit Saliajt është gjetur i masakruar pranë xhamisë së qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, ai është qëlluar me mjete të forta dhe më pas është keqtrajtuar duke u shtypur edhe me makinë. Gjithçka mendohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Saliaj punonte si roje objektesh tregtare, ndërkohë që gjatë natës së mbrëmshme është thyer xhamia dhe janë vjedhur 45 mijë lekë të reja në një dyqan të këmbimit të valutës.

Vendi ku u gjet i vrarë 51-vjeçari Saliaj ndodhet vetëm 50 metra larg bulevardit kryesor të qytetit. Policia po punon  për kapjen e autorëve të kësaj vrasjeje si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel