Aksidentohet për vdekje 16-vjeçarja

11/12/2013 22:25

Një 16-vjeçare ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në hyrje të qytetit të Korçës.

Sipas të dhënave, ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës, teksa adoleshentja ka qenë duke kaluar rrugën në këmbë, ndërkohë që një automjet e ka përplasur atë.

Policia bëri me dije se ngjarja ndodhi në unazën e qytetit, në afërsi të një karburanti.

Shërbimet policore, pasi u njoftuan për ngjarjen, lajmëruan edhe ambulancën, që e shoqëroi 16-vjeçaren në spital, e cila  nuk mundi të mbijetonte.

Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit u largua dhe forcat e policisë e ndaluan disa orë më pas shtetasin Arjon Dragolli, 26 vjeç.

Top Channel