Shkodër, ndihmë për jetimët

09/12/2013 00:00

Pas publikimit në Top Channel në ciklin e reportazheve “Shqipëria
tjeter” të gjendjes tepër të mjerueshme, ku strehohen dhe jetojnë
jetimët në Shkodër të moshës mbi 18 vjeç kanë reaguar Zyra e Punësimit
dhe myftina e qytetit, të cilet kane mbledhur ndihma ne ushqime ne
shenje sensibilizimi per t’u ardhur ne ndihme.

Pako me ushqime te ndryshme jane derguar ne konviktin e shkolles industriale ku strehohen ne kushte teper te renda dhe mbijetese jetime te cilet tashme kane krijuar dhe familje.

Drejtuesja e sherbimit social Valbona Tula dhe myftiu i Shkodres Imam Muhamed Sytari i dorezuaan ndihmat jetimeve duke thene se kjo eshte nje ndihme simbolike qe ka per synim te sensibilizoje shoqerine dhe strukturat perkatese nderkohe qe institucionet shteterore do ndjekin ne vazhdimesi problematiken e tyre.

Jetimet jetojne ne nje godine ne kushte teper te renda pa ngrohje pa ushqime dhe ne mangesi te medha me heret kishin kerkuan ndihme sepse jane ne kufijte e mbijeteses.

Top Channel