Dhuna dhe talljet nëpër shkolla

09/12/2013 00:00

Dhuna mes nxënësve dhe gjimnazistëve prej disa vitesh vazhdon të jetë e pranishme në pjesën më të madhe të shkollave të vendit.

Doreza hekuri, kaçavida, thika dhe në disa raste edhe armë zjarri janë përdorur nga adoleshentët gjatë sherreve dhe konflikteve me shokët e klasës apo të shkollës.

Shpeshhere jane regjistruar incidente, por ne 5-vjecarin e fundit sherret banale kane shenuar edhe viktima.

Ne Nentor te vitit 2009, dy gjimnaziste te shkolles «Perikli Ikonomi» u grinden me njeri-tjetrin gjate pushimit.

Pas fyerjeve te ndersjellta, njeri prej tyre gjeti rastesisht nje pale gershere ne oborr dhe qelloi ne pjesen e barkut shokun e shkolles, duke e plagosur rende.

Ne nentor te vitit 2010, nje gjimnazist i shkolles « Eqerem Cabej » u qellua kater here me thike nga dy bashkemoshataret e tij ne ambientet e shkolles.

Shkak i sherrit ishte grindja per nje femer. Gjate perleshjes me te rinjve mbeti i plagosur edhe nje kalimtar, i cli tentoi te ndaje te rinjte.  

Ne Tetor te vitit 2011, nje 17-vjecar humbi jeten ne shkollen e mesme profesionale « Nazmi Rushiti » te qytetit te Peshkopise.

Krenar Bardulla u qellua me thike ne oborrin e shkolles, nga gjimnazisti i nje njejtes shkolle, Ermal Reci. Sherri i nisur per motive krejt banale perfundoi ne nje tragjedi.  

Ne Shkurt te vitit 2012, nje gjimnazist i shkolles “ismail Qemali” u plagos me arme zjarri nga nje tjeter nxenes i kesaj shkolle.

I demtuari, R.Qoshja kishte rrahur nje dite para ngjarjes 16-vjecarin me inicialet B.P. Pas grindjes ne ambientet e shkolles, sherri perfundoi pas 24 oresh e perdorimin e armes se zjarrit.

Qoshja shpetoi mrekullisht, duke marre nje plumb ne dore.  
Me 3 Tetor te ketij viti dy adoleshente te gjimnazit « Naim Frasheri » ne qytetin e Durresit u perfshine ne nje konflikt, i cili nisi me fyerje e me pas perfundoi me perdorim thikash dhe doreze hekuri.

Te rinjte me inicialet E.K dhe Xh.T perfunduan te dy ne spital.
Pak dite me pare, 16-vjecari L.Milo u plagos ne ambientet e shkolles “Perikli Ikonomi” ne Fier.

Nje tjeter nxenes rezultoi te ishte autori, i cili e qelloi Milon me hekur ne koke.

Ngjarja pasoi tragjedine e shkolles “Beqir Cela” ne Shkozet te Durresit, ku humbi jeten 17-vjecari Adriatik Tota, i cili u qellua me pushke gjate ores se mesimitnga nxenesi i vitit te pare, Edrin Varaku.

Tragjedia e Shkozetit, përgjegjësitë dhe pikëpyetjet që ajo ngre

Tragjedia e pak diteve me pare ne shkollen “Beqir Çela” ne Durres, ku nje adoleshent mbeti i vrare gjate ores se mesimit nga nje tjeter nxenes, vijon ende te hape nje sere debatesh rreth pergjegjesise qe duhet te mbajne te gjithe aktoret e shoqerise per kete fenomen.

I ati i 17-vjecarit Adriatik Tota, thote mes dhimbjes se ai nuk u informua asnjehere nese i biri kishte ndonje problem apo konflikt ne shkolle.

Ne lidhje me fotografine me arme qe i biri kishte ne rrjetin social “Facebook”, duket se i ati nuk ka qene ne dijeni te nje fakti te tille.

Bashkim Shkembi, drejtori i shkolles ku ndodhi ngjarja, mendon se shkolla nuk eshte e vetmja hallke pergjegjese per fenomene te tilla sociale.

Psikologja e shkolles Diana Tivari, e cila eshte e vetmja keshilluese ne nje shkolle me 1 285 nxenes meshkuj, eshte e mendimit se ata e kane shume te veshtire te flasin per problemet e tyre, duke bere qe shpeshhere te gjejne zgjidhje ekstreme.

“Nuk flasin për ndienjat e tyre. Grumbullojnë stresin dhe kjo i çon në dhunë verbale e më pas fizike”, deklaroi zonja Tivari.

Top Channel