Bashkëpunimi Shqipëri-EUROPOL

09/12/2013 00:00

Në Hagë u nënshkrua të hënën Marrëveshja e bashkëpunimit strategjik dhe operacional midis Shqipërisë dhe Zyrës së Policisë Europiane, EUROPOL.

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi firmosën dokumentin, i cili ngre në një nivel të rëndësishëm marrëdhëniet, duke mbështetur shtetet anëtare të BE në përballjen e tyre me format më të rënda të krimit të organizuar.

Kjo marrëveshje rrit besueshmërine e punës së agjencive ligjzbatuese përkatëse, forcon më tej luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike, aktiviteteve të pastrimit të parave, trafikimin e qenieve njerëzore, trafikimin e mjeteve motorike, tregtimin e organeve njerëzore, veprave kulturore, krimin kompjuterik, etj.

Gjatë takimeve zyrtare që ka zhvilluar në Hagë, ministri Tahiri ka garantuar zyrtarët e lartë të EUROPOL për angazhimin dhe përkushtimin maksimal të qeverisë shqiptare dhe Policisë së Shtetit në luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit.

Top Channel