Zharrëz, ndërpritet greva e banorëve

07/12/2013 00:00

Pas një takimi që u zhvillua mbrëmjen e së premtes në zyrën e ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknuri, me prefektin e Fierit dhe një përfaqësi të banorëve dhe grevistëve të zonës së Zharrëz, u vendos që të ndërpritet greva e urisë.

Të hënën do të ketë një takim në Fier mes përfaqësuesve të këtij komuniteti, atyre të kompanisë “Bankers Petroleum” dhe pushtetit lokal për të diskutuar problematikën e lëkundjeve të tokës.

Po ashtu, kompania nënkontraktore e “Bankers” është pezulluar për një kohë të pacaktuar e që sipas banorëve dyshohet se bën shpërthimet.

Po ashtu do të bëhet një vlerësim i të gjitha dëmeve në terren dhe do të ndihmohen familjet më të prekura. Ministria thotë se ndërkaq do të vendosen stacionet sizmike dhe do të monitorohen lëkundjet për të parë nga vijnë ato dhe a kanë lidhje me aktivitetin e “Bankers Petroleum”.

Banorët e zonës së Zharrës kanë kohë që protestojnë, ndërsa dy ditë më parë hynë  në grevë urie duke kërkuar largimin e kompanisë së naftës, të cilën e akuzojnë si shkaktare të lëkundejeve të shpeshta të tokës që po u dëmton shtëpitë.

Top Channel