Gjirokastër, pranga 16-vjeçarit, trafikonte hashash

07/12/2013 00:00

Një 16-vjeçar përfundoi në prangat e Policisë së Gjirokastrës me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

I riu u prangos në një autobus të linjës Tiranë-Athinë. Gjatë kontrollit rutinë të mjetit, në një valixhe u gjetën 20 kilogram hashash. Pas verifikimeve se kujt i përkiste valixhja, uniformat blu arrestuan 16-vjeçarin me inicialet A.H nga Fieri.

Ndërkohë, në një tjetër operacion, policia ndaloi 4 persona me akuzën e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.

Të katër të ndaluarit janë nga fshati Lazarat. Ata u shoqëruan në komisariatin e policisë për t’iu nënshtruar procedurave ligjore për këtë kundravajtje.

Top Channel