Elbasan, policia kryen “rrugën e fundit”

07/12/2013 00:00

Policia e qytetit të Elbasanit ka ekzekutuar pasditen e së shtunës një operacion të koduar me emrin “Rruga e Fundit”, gjatë të cilit janë arrestuar katër persona për trafik mjetesh luftarake.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave të arrestuarve iu është sekuestruar 110 kilogramë eksploziv i tipit amonit dhe rreth 650 kapsolla.

Sipas burimeve, të arrestuarit janë shtetasit Jetmir Rrumbullaku, Aleks Milloshi dhe Afrim e Roland Doda. Nga kontrollet e kryera ka rezultuar se Afrim Doda ka qenë i dënuar më parë për vrasje, ndërsa tre të tjerët për trafik municionesh.

Burimet shtojnë më tej se po zhvillohen hetime për të verifikuar se cili ka qenë destinacioni i lëndëve plasëse dhe cili do të ishte qëllimi i përdorimit të tyre.

Top Channel