Dhuna fillon që në fëmijëri

07/12/2013 00:00

Të paktën 3 % e fëmijëve të dhunuar e që qëndrojnë pranë ‘Strehëzës së Tiranës’, rezulton të jenë abuzuar seksualisht.

Por numri i femijeve te ngacmuar dhe dhunuar seksualisht ka pesuar rritje gjate viteve te fundit. Raporti i fundit i ‘Linjes Kombetare e Ndihmes per Femije’, tregon se eshte rritur numri i femijeve qe ngacmohen apo dhunohen seksualisht.  11.4 % e femijeve raportojne se kane perjetuar ngacmim seksuale, dhe 4.88 % e tyre jane bere pre e dhunes seksuale.
 
Studimi epidemiologjik ‘Becan’, qe eshte shtrire ne nente vende te Ballkanit edhe në Shqipëri, tregon se femijet vajza dhunohen nga familja apo shoket qe ne moshe te hershme. Sipas ketij raporti, rezulton se 61.69 % e femijeve kane perjetuar te pakten nje forme te dhunes psikologjike dhe 48 % e tyre nje formen te dhunes fizike.

Por ne raportin me vajzave dhe djemve, rezulton se perqindja e vajzave qe dhunohen nga familja apo shoket qe ne moshe te hershme eshte me larte sesa tek meshkujt. Por veç dhunes psikologjike dhe asaj fizike, femijet preken edhe nga indiferenca apo edhe neglizhenca e familjes apo edhe e shokeve.Jane plot 25.75% e femijeve qe raportojne se jane neglizhuar gjate vitit te fundit.

Top Channel