Dhuna ndaj grave, sfida e shoqërisë

06/12/2013 00:00

Në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave,
Kryemistri Rama theksoi se kjo nuk është betejë e viktimave të dhunës,
por betejë e të gjithë burrave dhe grave për të sfiduar këtë fenomen, që
e kemi të trashëguar që në rrënjë ne si shoqëri.

Duke nisur qe nga janari, Qeveria shqiptare do te kalojë ndihmën ekonomike te familjeve ne nevoje në emër të gruas, për t’i dhene asaj një tjetër peshë në familje.

“Ne do të jemi këmbëngulës derisa të vemë realisht në shërbim të grave dhe të vajzave në nevojë, ndihmën ligjore falas. Eshtë puna, të cilën ne jemi shumë të përkushtuar ta çojmë përpara për të bërë efektivë sistemin e integrimit të viktimave të dhunës me anë të programit të formimit profesional dhe punësimit. Kalimi i ndihmës ekonomike si përgjegjësi e gruas në familje jo vetëm do të rrisë efektshmërinë në përdorimin e kësaj ndihme në funksion të ushqimit të familjes, por do të rrisë edhe peshën e përgjegjësisë të gruas në sytë e burrit”, tha Rama.
 
Fenomeni i dhunes ndaj gruas, ben bashkefajtore te gjithe burrat dhe djemtë, tha Kryeministri, nderkohe qe vleresoi rolin e gruas ne familje dhe shoqeri, duke cituar dhe vargjet e Çajupit.

“Barazia gjinore nuk është në asnjë mënyrë dhe në asnjë formë shprehja e një zemërgjerësie të burrave ndaj grave, por është vetë motorri i zhvillimit. Nuk është e rastit, përkundrazi, është plotësisht domethënëse aty ku ka ekonomi të fortë, ka barazi gjinore të fortë, aty ku ka zhvillim ekonomik dhe social ka një grua të fortë si rol dhe prezencë në hapësirën e vendimmarrjes. Me ne shqiptarët ka pasur historikisht një problem. Më bukur se gjithëkush e ka thënë poeti: Burrat ndënë hije/lozin kuvendojnë/pika që s’u bie/se nga gratë rrojnë. Dhe burrat e kanë ditur dhe e dinë këtë”, tha Rama.

E pranishme ne konferencen ‘Aktivizim Kundër Dhunës ndaj Grave”, deputetja e Partise Demokartike Albana Vokshi i kujtoi Kryeministrit Rama se reforma ne administrate ka prekur me se shumti grate.Por, nga ana tjeter, ajo kerkoi denimin e dhunuesve të grave.

“Kemi kërkuar ngritjen e një mekanizmi, shpresoj të përbashkët, monitorimi të dënimit të çdo rasti të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve. Do ju lutesha zoti Kryeministër, personalisht të angazhoheni që dhunuesit e grave të vihen para drejtësisë”, tha Vokshi.

Fushata dyjavore kunder dhunes ndaj grave synon perfshirjen e të gjithe akoreve per te penguar kete fenomen qe eshte kthyer ne plage te shoqerise shqiptare.

Top Channel