Qytetarët mbeten në autobusë

05/12/2013 00:00

Qyetarët e Tiranës janë detyruar të ndërpresin udhëtimin ose të
qëndrojnë nëpër autobusë për 30 minuta. Në orën 10:00 të paradites,  7
linja të transportit urbane që operojnë në Tiranë kanë ndalur nëpër
stacione në shenjë proteste për mosrritjen e çmimit të biletës.

Drejtues të Sindikatave të Transporteve thonë se shoferët dhe fatorinot nuk janë paguar prej tre muajsh per shhak se shoqerite nuk perballojne kostot. Ndaj kerkohet ose rritje e biletës së udhetimit ose kompensim më i larte nga shteti.

“Ne kërkojmë që të ulet Ministria e Transporteve dhe Ministria e Financave të rakordojnë me shoqëritë e transportit në mënyrë të atillë që të shihet cmimi i biletës ose subvencioni me qëllim që të dalin pagat e punëtorëve, të cilët nuk po paguhen prej dy-tre muajsh. Kur është vendosur në 2004 çmimi i biletës, çmimi i karburantit ka qenë më i ulët, ndërkohë që sot është rritur ndjeshëm”, thotë Zija Hasanaj, kryetar i Federatës së Sindikatave të Pavarura të Punonjësve të Transportit.

Shoqerite e transportiti prej kohesh kane kerkuar rritjene biletes se udhetimit brenda qytetit nga 30 leke aktualisht ne 70 leke. Nje kerkese e tille eshte bere serish prane Ministrise se Financave,Transportit dhe Bashkise se Tiranes dhe dikastereve te tjera qe mbulojne kategori te popullates të cilët udhëtojne falas.

Top Channel