Posta në shtëpi me biçikleta

05/12/2013 00:00

Në 101-vjetorin e krijimit të saj Posta Shqiptare nisi një shërbim të ri qytetarët. Letrat dhe materialet postare do të dërgohen në shtëpitë e qytetarëve me biçikletë.

“Jemi këtu së bashku për të filluar këtë projekt të ri që ka të bëjë pikërisht me përdorimin e biçikletave për sistemin të shpërndarjes. Eshtë një mundësi shumë e mirë e jona që nëpërmjet këtij bashkëpunimi të shprehim gjithë miqësinë tonë ndaj mjedisit, përgjegjëshmërinë tonë ndaj komunitetit, por është një mundësi njëkohësisht për të ulur kostot e shërbimit dhe për të sjellë një nivel më të lartë të performancës sonë ndaj qytetarëve”, tha Ardit Çela, drejtor i Postës Shqiptare.

Ky projekt do te pilotohet si fillim ne Tirane e me pas do te shtrihet ne qytete te tjera te vendit me trafik te renduar. Posta Shqiptare sot mbush 101 vjet qe nga krijimi i saj.

Top Channel