Mjedisi i dhunshëm në shkolla

05/12/2013 00:00

Sherret, plagosjet e deri edhe vrasjet mes adoleshentëve në shkollë, por
edhe jashtë tyre po venë në pikëpyetje besimin dhe sigurinë që
transmeton familja, shkolla apo shoqeria.

Rasti më i fundit, për psikologët, edhe mund të shmangej, nëse familja por edhe mësuesit do të ishin më të vëmendshem ndaj adoleshentëve që paraqesin shenja delikuence.

“Unë nuk e di sa është bërë kjo pyetje, që mësuesit janë edhe edukatorë janë edhe mësues të lëndës specifike, apo jo. A është zgjidhur kjo në sistemin tonë arsimor, apo jo? Një mësuesi, një psikologu ose një njeriu me shumë pak sy, duhet të kishte kapur sjelljet delikuence tek ky person. Asnjëherë nuk ndodhin gjërat brenda ditës. Ka një histori fëmijërie, se si ka qenë, cfarë prezence familjare ka. Adoleshentët në këtë moshë kanë shumë të rëndësishme prezencën dhe figurën e babait. Unë nuk e di sa e ka patur ky person prezencën e babait”, thotë psikologe Elida Cangonji.

Prania e babait tek adoleshentet meshkuj dhe e nenes tek femrat kane nje rol kyç ne rritjen e  tyre. Ata i japin siguri, por edhe identitet femijes se tyre. Por ajo çka vihet re ne nje mase te gjere në shkollat e mesme të Tiranës është numri shumë i lartë i adoleshentëve të stresuar dhe jo rrallë me shenja të larta depresioni.Të pakten 5 % e këtyre të rinjve kanë treguar se kanë prirje vetëdemtimi apo mendime vetëvrasëse.

“Adoleshentët ankoheshin më shumë për stresin që ju jepte shkolla, pastaj ishte stresi që ju jepnin provimet dhe stresi ose problematika, presioni në të cilën i vinte fakti i dështimit. Alternativat kush janë? Sporti, arti, kultura ku duhet vërtetë investuar për adoleshentët”, thotë Cangonji.

Raporti i fundit i qendres shqiptare per popullsine dhe zhvillimin, tregon 46 % e vajzave kane pohuar se ndjehen nen presion te larte apo mesatar. Ekspertet kane evidetuar se 70% e nxenesve kane humbje perqendrimi, probleme me gjumin, dhembje stomaku. Shkolla dhe provimet, shpesh jane arsyet kryesore te stresit tek nxenesit.Sipas studimit, më shume se nje ne tre nxenes kane pasur shenja te depresionit ose depresion te lehte nje jave para studimit. Por ky raport tregon se nxënësit që nuk kanë lindur në Tiranë, që nuk merren me sport dhe qe vine nga familje me probleme e te ardhura te uleta ekonomike, kane nje risk te madh per te patur depresion.

Top Channel