Të drejtat e fëmijëve

03/12/2013 00:00

Në institucionin e Avokatit të Popullit duhet të ngrihet një seksion i
posaçëm që të merret me të drejtat e fëmijëve, si dhe të hartohet një
plan konkret për nevojat e tyre.

Ky seksion duhet te merret posaçerisht me ankesat e qytetarëve për menyren se si shteti u sherben femijeve. Nga ana tjeter, në të duhet te pefshihen sherbimi i Mbrojtje kujdestarise dhe adoptimit.

UNICEF dhe organizma te tjere nderkombetarë vleresojne se shkelja e te drejtave te femijeve në Shqipëri eshte alarmante.

“Nuk kam përse ta fsheh kur për ne mbetet shqetësues fakti se fëmijët shfrytëzohen për trafikim të brendshëm, për lypje apo për punë informale. Fëmijët e rrugës dhe fëmijët që punojnë janë një plagë e shoqërisë shqiptare, e cila nuk po arrin të përmirësohet. Përfshirja në ligj e një seksioni të veçantë dhe të specializuar për të drejtat e fëmijëve është përgjigjja për një zgjidhje optimale për çështjet kryesore ku ka probleme me fëmijët, me të drejtat e tyre”, tha Avokati i Popullit, Igli Totozani.

Shefi i UNICEF ne Tirane, Detlef Palm thekson ngritjen e ketij seksioni ne menyre qe femijet te mund te kene nje vend ku të marrin ekspertizen e nevojshme. Ndersa kreu i Gjykates se Larte Xhezair Zaganjori tha se duhet krijuar nje sistem drejtesie i besueshem dhe i aksesueshem nga femijet.

“Numri i fëmijëve që janë konflikt me ligjin sa vjen e rritet për një sërë arsyesh, për shkak të globalizmit, për shkak së hapjes së kufijve, për shkak të prapambetjes në zona të caktuara, prandaj çështja është alarmante. Çështja e trajtimit të fëmijëve, e krijimit të një sistemi të besueshëm dhe aksesueshëm sigurisht që kërkon një sërë angazhimesh të reja”, tha Zaganjori.

Komiteti i Konventes per te Drejtat e Femijeve nxit Qeverinë të ndërmarrë masa per te krijuar rritje te ndergjegjesimit te femijeve   perfshirë edhe ata qe jetojne ne zona te largëta të kene akses ne seksionin e te drejtave te femijeve.
 

Top Channel