Shkodër, mbyllet tregu i mishit

03/12/2013 00:00

Autoriteti i Kontrollit Ushqimore  ka bllokuar paraditen e të martës
tregun e mishit në qytetin e Shkodrës, për shkak të mungesës së kushteve
higjieno-sanitare.

Ky veprim ka sjellë reagimin e tregtarve të mishit, të cilët i kërkojnë Bashkisë së Shkodrës të ndërhyjë për të zgjidhur situatën.

Drejtoria e AKU, Shkodër Mira Kozmaj shprehet se për situatën e krijuar është përgjegjese Bashkia e Shkodrës, e cila nuk ka krijuar asnjë kusht për tregtimin e mishit dhe merkatoja do qëndrojë e bllokuar deri në plotësimin e kritereve sanitare

Ndërkohë që merkatoja mbahet e mbyllur duke u ruajtuar dhe nga forcat e rendit, 32 tregtarët e mishit që  ushtrojnë aktivitet në këtë merkato i janë drejtuar Bashkisë së Shkodrës për të ndërhyrë, por ende për momentin nuk është dhënë asnjë zgjidhje.

Top Channel