Vlorë, protestë e punonjësve të shërbimit urban

02/12/2013 00:00

Shoferët dhe faturinot e shërbimit urban të bashkisë së Vlorës kanë
zhvilluar një protestë mëngjesin e të hënës duke paralizuar në këtë
mënyrë transportin urban për disa orë.

Protesta ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit dhe ka zgjatur deri në orën 09:00. Sipas protestuesve, shkak për reagimin e tyre ka qënë konkurenca e pandershme dhe përplasjet mes linjës shtetërore dhe asaj private e cila ka cuar deri në dhunë fizike në shumë raste ku rasti më i fundit ka qënë dy ditë më parë ku një prej fatorinove është dhunuar nga ana e punonjësit e një shoqërie private.

Sipas protestuesve, kjo situatë është kthyer në mjaft shqetësuese dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga ana shtetit ndërkohë që kanë realizuar një takim me prefektin e qarkut por nuk kanë marrë asnjë zgjidhje deri tani.Ata kërkojnë që të ketë një ndarje të linjave mes transportit privat dhe atij shtetëror në mënyrë korrekte që të ketë një normalizim të situatës, pasi nëse nuk ndodh kjo gjë,protesta e tyre do të përshkallëzohet.

Top Channel