Shqipëria feston 69-vjetorin e Çlirimit duke kujtuar ata mijëra të rinj e
të reja të cilët rrëmbyen armët për t’ju kundërvënë pushtimit të egër
nazi-fashist.

Sikurse edhe vitet e shkuara përkujtimi i 29 Nëntorit filloi me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut. Presidenti Bujar Nishani, kryeministri i vendit Edi Rama, kryeparlamentari Ilir Meta, ministra, deputetë socialistë dhe aleatët e PS-së u bashkuan në vendosjen e kurorave me lule në memorialin “Nënë Shqipëri.

Kryetari i Parlamentit Meta së bashku me Kryeministrin Rama organizuan një aktivitet përkujtimor. Duke iu drejtuar familjarëve të atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit kryetari i Parlamentit Ilir Meta tha se kjo ditë jo vetëm që ka kujton për sakrificën e të rënëve, por edhe na bën që të punonjmë më shumë për një Shqipëri, sa më të mirë dhe të begatë.

Ndërsa Kryeministri Rama deklaroi “jetët e dhëna në Luftën e Dytë Botërore na flasin çdo vit në këtë ditë, na flasin jo për luftën por për paqen, jo për përplasjen, por për sakrificën, jo për ndarjen por për bashkimin, jo për vdekjen, por për jetën”. Në këndvështrimin  Kryeministrit, sot është një ditë e shënuar në historinë e vendit tonë, që sipas tij duhet të shërbejë jo vetëm si ditë nderimi, por edhe reflektimi.

Top Channel