Basha: Të përkushtuar për integrimin

27/11/2013 00:00

Partia Demokratike në opozitë, u angazhua se do të vazhdojë të ketë të
njëjtin përkushtim që kishte në qeverisje për të çuar përpara procesin e
integrimit europian të Shqipërisë.

Duke njohur skepticizmin e ndonje vendi anetar, kryetari i opozites, Lulzim Basha tha se Partia Demokratike nuk kerkon as me shume as e me pak nga vendet anetare, por nje vleresim te drejte dhe te merituar, siç rekomandohet nga Komisioni Europian.

”Mbështetet në besimin dhe pretendimin e drejtë për një vlerësim të drejtë pa asnjë lloj paragjykimi të Shqipërisë nga cdo vend i vecantë dhe të gjitha vendet së bashku anëtare të BE-së. Kauzes se demokracise dhe shtetit ligjor ne Shqipëri i shërbehet më mirë duke ia hapur deren sesa duke ia mbyllur, duke e futur brenda, sesa duke e lene jashte”, u shpreh Basha.
 
Partia Demokratike thote se kete mesazh te unifikuar Europa duhet ta marre nga Shqiperia perpara vendimit per dhenien e statusit te vendit kandidat, pavaresisht se sic tha zoti Basha, shqiptaret kane nje Qeveri qe ka vene ne dyshim rrugen e Shqiperise drejt Europes.

“E vuri ne dyshim e paligjshmerine dhe arbitraritetn sistematik, me mosrespektimin e shteyit te se drejtes, me injorimin e  gjitheperfshirjes me dialogun politik me opozen dhe se fundi me shitblerjen e votes, te ngritur ne sistem. Por  keto jane parime te pakapersyeshme per Europën ne vend qe te jete e kujdesshme  me këto parime, Qeveria Rama i ka rene me shkelm atyre duke habitur dhe skandalizuar miqte tane, miqte e Shqiperise dhe duke u dhene argumente atyre qe kerkojne ta kalojne statusin e Shqipërisë në vrimën e gjilpërës. Pavarësisht se si opozitë jemi perfshire ne nje beteje ballore me Qeverine qe kërcënon balloret ekzistenciale te demokracise dhe shtetit ligjor ne përsërisimim bindjen tone se Shqipërsisë duhet t’i jepet  statusi”, u shpreh Basha.

Top Channel