Shqiptarët, 86% pro integrimit

26/11/2013 00:00

Pro europianizmi i shqiptarëve nuk ka pësuar lëkundje pavarësisht situatës ekonomike që po kalon unioni.

Këtë e dëshmon sondazhi i fundit i mbeshtetur nga Komisionmi Europian, ku prej 1,200 personave të pyetur, mendojnë nëse nesër do të kishte një referendum për anëtarësim në BE 85% do të ishin pro.

Ndërsa 6 % e tyre që janë kundra rendisin si disanvantazh të Shqipërinë së BE, krizën ekonomike në Europë dhe rritjen e çmimeve në vend.

Alba Cela, drejtore e Programit Europian tha se risi e këtij sondazhi janë pyetjet me karakter ekonomik, ku 73% e të anketuarve besojnë se ekonomia e vëndit përfiton nga zhvillimet integruese në BE. Por 40% e tyre janë kundra zëvëndësimit të lekut me euron.

Top Channel