Shkodër, një familje jeton në kushte ekstreme

26/11/2013 00:00

Në zonat e thella malore të qarkut të Shkodrës kanë nisur reshjet e para
të borës dhe shumë familje të varfra kjo situatë i ka gjetur të
papërgatitura në rezerva ushqimore dhe ngrohje.

Nje nga zonat ku banoret po zhvillojne nje beteje me te ftohtin eshte fshati i thelle malor Dedaj ne komune Qelez te  Pukes. I ftohti dhe temperaturat e ulta duket se mbajne gjithcka nenkontroll ne  keto ane. Ky eshte Fatmir Istrefi banor i fshatit  Dedaj babai i 6 femijeve i pa pune e i pastrehe, shtepia e tij eshte shembur nga amortizim nje vit me pare. Ne shenje bamiresie kisha i ofroi ndihme ne materiale per rindertimin e shtepise po punimet ia nderpreu komuna pasi ndertimi ishte pa leje, ne keto kushte kjo familje duhet ta kaloje dimrin jashte.

Per shume kohe familja Istrefi eshte strehuar ne nje stalle bagetish. Sajmira Istrefi shprehet se 8 anëtaret e kesaj familjeje jetojne vetem rrogen e saj prej 16 mije lekesh.

Reshjet e shiut qe me pas u kthyen ne reshje debore e bejne akoma me te veshtire mbijetesen e  kesaj familjeje.

Top Channel