Durrës, kremtohet 101-vjetori i Pavarësisë

26/11/2013 00:00

Në qytetin e Durrësit, është përkujtuar 101-vjetori i ngritjes së
Flamurit. Në ceremoninë solemne të organizuar nga bashkia e qytetit kanë
marrë pjesë drejtuesit vendorë, veteranë, përfaqësues të komuniteteve
fetare dhe qytetarë durrsakë. 

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, flamuri është ngritur nga kryebashkiaku Vangjush Dako, në të njëjtin vend ku u ngrit nga kryetari i parë i Bashkisë së Durrësit Hafiz Ali Podgorica, më 26 nëntorin e vitit 1912.

Dako e vlerësoi këtë si ngjarjen më të rëndësishme historike të shekullit të kaluar për qytetin bregdetar. Në ceremoni u kujtuan edhe delegatët e Durrësit: Dom Nikollë Kaçorri, Abaz Çelkupa, Mustafa Hanxhiu dhe Jahja Ballhysa, që dy ditë më pas nënshkruan dokumentin historik të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë.

Top Channel