Dhuna mes adoleshentëve

26/11/2013 00:00

Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme janë të ekspozuar ndaj
dhunës verbale dhe asaj fizike. Sipas studimit më të fundit të
UNICEF-it, rezulton se të pakten 62 % e mësuesve në nëntë qytete të
vendit u bërtasin nxënësve.

Por nje pjese tjeter nuk hezitojne t’i ofendojne, te shajne apo edhe t’i shkulin veshin. Kjo sjellje e dhunshme e mesuesve ndaj nxenesve eshte me e dukshme ne Shkoder dhe ne Elbasan. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolli, tha se raste te dhunes ekstreme shfaqen me se shumti edhe mes vete te rinjve apo adoleshenteve.

“Flitet për një vajzë që përdhunohej në grup. Pak kohë më parë një rast ndodhi në Lezhë, për fëmijë që keqtrajtohen nga mësuesit, ka plot raste në tilla në shkollat shqiptare. Ka raste për nëna që ushtronin dhunë për gabime të vogla të fëmijëve të tyre, padyshim pjesë e shoqërisë shqiptare dhe për shumë e shumë fenomene të tilla që rëndom ne sot i gjejmë kudo”, u shpreh ministrja Nikolli.

“Kombi duhet të jetë një vend i sigurt, ndonjëherë më i sigurt sesa shtëpitë. Fëmijët janë qenie njerëzore që duhet të respektohen, ne nuk mund të shohim në çdo shtëpi, por të paktën mund të kontrollojmë çdo shkollë”, tha Detelf Palm, përfaqësues i UNICEF në Shqipëri.

Dhuna dhe ofendimet e prinderve, mesuesve ndaj femijeve gjenerojne dhune dhe thyerje te besimin dhe vleresimit te femijes ne veten e tij. Shume mesues kane nisur perdorimin e kartes ‘Peet’ si forme alternative per te shmangur dhunen fizike dhe psikologjike, por edhe per te sjelle zgjidhjen e probleme ne klasa.

Top Channel