Akti normativ për “Nëpunësin”

26/11/2013 00:00

Gati dy muaj pas dorëzimit të padisë së Partisë Demokratike, që kërkoi
pezullimin dhe shfuqizimin e Aktit Normativ, që shtyn me 6 muaj hyrjen
në fuqi të ligjit për Nëpunësin Civil, Gjykata Kushtetuese ka marrë
vendimin e saj vetëm për pjesën e parë të kerkesës.

Seanca e shqyrtimit dhe e pyetjeve me palet e inetresuara zgjati me shume se 3 ore, kohe gjate te ciles, Qeveria dhe opozita dhane argumentet e njohura te tyre. Ajo qe ra ne sy ishte pohimi i perfaqesueses se Qeverise, kur u pyet nese Akti Normativ kishte fuqi per te ndryshuar Kushtetuten.

“Çështja e ndryshimit të Kushtetutës është e rregulluar me dispozitat e Kushtetutës. Në një situatë nevojë dhe urgjence do të thoja që po, Akti Normativ ka fuqi për të ndryshuar Kushtetutën”, tha përfaqësuesja e Qeverisë.

Vendimi qe rrezoi kerkesen per pezullim u mor ne momentin e fundit ligjor dhe po ne te njejten seance u shqyrtua edhe themeli qe lidhet me kerkesen per shfuqizimin e plote te Aktit Normativ. Per demokratet ky eshte vendimi qe ka me shume rendesi.

“Synonim që të ndërprisnim shqyrtimin e Aktit Normativ në Parlament. Në momentin kur Akti Normativ është shqyrtuar në Parlament, atëherë gjithçka përmblidhet rreth themelit. Ne kemi besimin që në themelin e saj Gjykata Kushtetuese do të jetë objektive, duke e cilësuar dhe e shpallur si antikushtetues një akt të tillë normativ”, tha deputeti demokrat Eduart Halimi.

Sipas ligjit, Gjykata Kushtetuese nuk ka detyrim qe te jape vendimin perfundimtar brenda nje afati te caktuar. Kjo do te thote qe Gjykata Kushtetuese mund ta jape vendimin edhe pas muajit mars, kur Aktit Normativ i mbaron fuqia ligjore.

Top Channel